Deklarata e partisë, Nisma Social Demokrate e mbajtur nga anëtari Bilall Sherifi duke kërkuar nga Gjykata Speciale që të dënohet edhe Ivica Daqiç për krime lufte, ka shfaqur reagime nga Serbia, transmeton InLajmi.
Në konferencën e Nisma-së u tha se kryetari i partisë së tyre Fatmir Limaj u përball me disa procese gjyqësore, si rezultat i shpifjeve ndaj atyre që sollën gjenocid në Evropë gjysmë shekulli pas nazistëve, duke pretenduar se ajo doli e pastër si një lot, si vetë lufta e UÇK-së.
Kësaj deklarate i ka reaguar Daqiç duke thënë sipas pretendimeve të shqiptarëve nga UÇK, Fatmir Limaj me tjerë drejtpërdrejt morën pjesë në vrasjen dhe torturimin e serbëve në Kleçkë.
Është për të ardhur keq që partia e tij po tërheq vëmendjen nga gjyqi për krimet e UÇK-së kundër serbëve. E gjithë bota tani e sheh se çfarë krimesh ata kryen kundër serbëve. Dhe ky është vetëm fillimi. Lërini të merren me të, ka thënë Daqiç./InLajmi/