“Është e vështirë me të përkujtu shokë i dashtun , ditë e natë bashkë”, kështu e fillon statusin Cima në 5 vjetorin e vdekjes së Lecit, përcjellë InLajmi.
Sot janë bërë 5 vite që nga vdekja e humoristit të njohur kosovar, Ibrahimm Krajkova-Leci. Këtë e tregoi miku i tij dhe kolegu, Rasim Thaçi-Cima.
Ai e ka kujtuar duke i shkruar disa fjalë për të, po ashtu ka bërë të ditur se sot 5 vite ka ndërruar jetë njëra nga ikonat e humorit kosovar, Leci.
Postimi i plotë i tij:
“5 vite nga ikja yte në amshim Lec i dashtun!
Është e vështirë me të përkujtu shokë i dashtun , ditë e natë bashkë , në koncerte bashkë , në udhëtime bashkë , në kafe bashkë … bashkë dhe vetëm bashkë.
Koha po kalon, mirëpo ti egziston gjithmonë në mendjet tona”./InLajmi/

















