Ka ndërruar jetë mësuesi nga Podujeva, përcjell InLajmi.
Lajmin e bëri të ditur u.d i kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, përmes një postimi në Facebook se Bedri Raçi ka vdekur.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit Bedri Raçi, i cili nuk arriti t’i mbijetojë përballjes me Covid-19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. I përjetshëm kujtimi për Bedriun”, ka shkruar Rudari në faqen e tij në Facebook.
Ndryshe, rastet me vdekje si pasojë e pandemisë koronavirus në vendin tonë kanë arritur në një shifër të lartë.
Deri më sot kemi 798 vdekje./InLajmi/