Ka përfunduar takimi ndërmjet Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21, ndeshje kjo e cila është luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shqipëria U21 ka triumfuar minimalisht 1-0 pas 90 minutave lojë ndaj Kosovës U21.
Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Enis Çokaj në minutën e 35-të pas asistimit të Ernest Muçit.
Kosova u paraqit më mirë në pjesë e 2-ë ku kishte edhe disa raste, por nuk arritën të shënonin, shkruan Telegrafi.
Dueli mes Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21 ka qenë në kuadër të kualifikimeve për “Euro2021”, me dy skuadrat që ndodhen në grupin e 3.
Me këtë fitore, Shqipëria ndodhet në vendin e tretë me 14 pikë dhe kjo fitore i ndihmon që të paktën ta synojë vendin e dytë në grup pasi është vetëm një pikë larg.
????? GOAL !
Çokaj scores for Albania.
Kosovo-Albania 0:[1]#ALBKOS pic.twitter.com/bbyi0ualFJ
— Kosovan Football EN?? (@FootballKosovo) November 13, 2020