Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës ku ka lavdëruar punën e kryeministrit Hoti, raporton InLajmi.
Ai e ka mbështetur për heqjen e Task-Forcës Antikorrupsion, duke thënë se është në përkrahje të kryeministrit që mori vendime të guximshme.
Duke komentuar kryeministrin Hoti fizikisht “me syze”, e i vogël”, Bekë Berisha thotë se është në përkrahje të tij.
“Shumë prej burrave nuk jau majti me shku me u taku me presidentin Trump, se u tutshin mos po iu del me një shpatë, se ai Trumpi nuk i vet letrat. E po të dilte një marrëveshje e keqe, do të thoshte që ky tradhtari. Po të ishte një marrëveshje e mirë, krejt kishin thanë na e kryjtëm, se këtë Avdullahun e vogël nuk e pyet askush”, ka shtuar ai./InLajmi/




















