Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka qenë kundër masave të reja të Qeverisë të propozuara së fundi, përcjellë InLajmi.
Ai e ka kritikuar Qeverinë se po ngulfat bizneset me këtë izolim.
Ahmeti, përmes një statusi në Facebook ka shpërndarë për një mesazh të një qytetari i cili në formë dëshpëruese i ka treguar hallin e tij kryetarit të Prishtinës, duke i thënë se jeton me qera dhe nga mungesa e të ardhurave i duhet brenda ditës të liroj banesë në të cilën jetonte.
Mesazhet si kjo po shtohen dita ditës e kuvendi nuk mblidhet. Qeveria merr masa pa kurfare kriteresh, ndërsa qytetarët mbesin jetim. Kfillnu!, shkruan Ahmeti./InLajmi/