Kryeministri, Avdullah Hoti është duke raportuar në Kuvendin e Kosovës për shfuqizimin e Task-Forcës Antikorrupsion në Policinë e Kosovës, raporton InLajmi.
Me kërkesë të Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, është duke u mbajtur kjo seancë e Kuvendit të Kosovës në mungesë të PDK-së.
Megjithatë, në sallën plenare janë 61 deputetë nga grupet tjera parlamentare.
Rikujtojmë se,Hoti muajin e kaluar shfuqizoi Task-Forcën antikorrupsion në Policinë e Kosovës, pasi sipas tij ishte në kundërshtim me Kushtetutën e vendit./InLajmi/