Pasi që Qeveria e Kosovës publikoi masat e reja anti-Covid janë paralajmëruar protesta, përcjellë InLajmi.
Komunat të cilat janë më të prekura nga koronavirusi iu është kufizuar lëvizja nga ora 19:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.
Në shenjë pakënaqësie të kësaj ‘Zëri i Popullit’ ka organizuar protestë.
Gastronomët edhe pse ishin kundër masave të reja nga Qeveria kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në protestë.
Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook ata kanë deklaruar për mos pjesmarrje.
Postimi i plotë i gastronomëve:
“Të dashur qytetarë, gastronomë, institucione të vendit.
Jemi të distancuar nga protesta e cila është thirrur të mbahet sot në ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë.
Gjithnjë jemi dhe mbesim të distancuar nga të gjitha organizimet dhe aktivitetet e bizneseve të gastronomisë të cilat nuk respektojnë masat për luftimin dhe menaxhimin e pandemisë.
Mbajeni maskën, mbajeni distancën”./InLajmi/