Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës nuk e ka përkrahur miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre, raporton InLajmi.
Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj tha se për shkak të pandemisë kjo nuk mund të realizohet.
Ndër të tjera, shtoi se në këto ndryshime nuk është paraparë koha prej kur të njihet ky status e as nuk është identifikuar se nga ku mund të alokohen mjetet e nevojshme.
Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon që deri në krijimin e rrethanave të reja një nismë e tillë të mos miratohet nga Kuvendi i Kosovës, ka thënë Selmanaj./InLajmi/