Ambasada amerikane përmes një cicërime në Twitter ka një thirrje për qytetarët pas rritjes së rasteve me koronavirus, përcjellë InLajmi.
“Ne duhet të punojmë së bashku për të ulur lakoren në Kosovë. Disiplina dhe solidariteti janë të nevojshme për të kthyer Kosovën përsëri në punë. Rri në shtëpi dhe vendose maskën”, thuhet në apelin e ambasadës.
Rikujtojmë se rastet me koronavirus janë shtuar dhe numri ka qenë i madh pothuajse çdo ditë. Qeveria e Kosovës, ka publikuar masat e reja të cilat do të hynë në fuqi që nga nesër prej orës 18:00.

Sipas masave që hyjnë në fuqi nga e premtja, në Prishtinë dhe 6 komuna të tjera të Kosovës, pas orës 19:00 do të ketë “orë policore”./InLajmi/





















