Partia e Lëvizjes Vetëvendosjes ka kontaktuar me shefin e grupit parlamentar nga Haga, përcjellë InLajmi.
Anëtari i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ka publikuar një imazh në profilin e tij zyrtar në Facebook ku ka njoftuar se Selimi i telefonoi dhe i pyeti për seancën që po mbahet sot, dhe ju bëri të fala të gjithë deputetëve dhe stafit.
“Porsa e pranuam një thirrje të veçantë telefonike nga një person i dashur për ne, i cili po na bënë krenarë me qëndrimin dinjitoz para gjykatës së padrejtë në Hagë, ashtu siç jemi krenarë për luftën çlirimtare të tij. 10-shi, na telefonoi, na pyeti për seancën që po mbahet sot dhe ju bëri të fala të gjithëve, deputetëve e stafit”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, seanca e Kuvendit po vazhdon me debate dhe polemika për zhvillimet e fundit në vend./InLajmi/