Në Klinikën Infektive po trajtohen 106 pacientë me Covid-19, prej tyre 6 janë në respirator, raporton InLajmi.
Drejtoresha e kësaj Klinike, Lindita Ajazaj-Berisha tha se po mundohet që ta menaxhojë situatën. Këto komente ajo i bëri pasi në këtë klinikë ishin për vizitë kryeministri Avdulla Hoti dhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.
“Ne sot falënderojmë kryeministrin që ka qenë klinikën Infektive. Ne në klinikë kemi 106 pacientë 6 pacient në respirator”.
“Ka raste që lirohen në shtëpi dhe pranohen dhe në këtë mënyrë i menaxhojmë. Ne e falënderojmë qeverinë për përkrahjen e vazhdueshme”.
U.d. të drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, tha se situata është nën kontroll.
“Ne raportuam mbi gjendjen momentale në SHSKUK jemi të ngarkuar me valën e dytë dhe janë bërë përpjekje që të arrijmë ta menaxhojmë këtë sfidë në mënyrë të duhur”.
“Situata është nën kontroll dhe kemi mbështetjen e kryeministrit dhe do të ju informojmë për mënyrën e menaxhimit. Në anën tjetër po bëhen përpjekje dhe falënderoi punëtorët shëndetësor dhe nuk e kemi asnjë pacient që nuk ka marr shërbimin”.
Infektologu, Ahmet Saliu, tha se përkundër çfarëdo situate janë në gjendje që tu dalin në ndihmë pacientëve, .
“Bashkë me kryeministrin biseduam për fazën e rëndë dhe natyrisht biseduam të gjitha problemet rreth pacientëve në mënyrë që asgjë të mos na duket e befasuar”. “Përkundër çfarëdo situate do të jemi të gatshëm këtyre pacientëve tu ofrojmë ndihmën profesionale”. /InLajmi/