Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar sot masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi të premten, pasi në këto momente në mbledhjen elektronike të qeverisë janë duke u shqyrtuar.
Gazeta Sinjali ka siguruar propozim-vendimin me masat e prezantuara nga kryeministri Hoti.
Në këtë propozim-vendim thuhet se këta sektorë do të lejohen të punojnë:
20.1. Sektori shëndetesisë,
20.2. Sektori i sigurisë dhe drejtesisë,
20.3. Sektori publik (administratë qendrore dhe komunale),
20.4. Sektori i prodhimit,
20.6. Sektori i ndërtimit,
20.7. Transporti i mallrave,
20.8. Sektori i produkteve ushqimore,