Kryeministri Avdullah Hoti, pas takimit me u.d e presidentes, Vjosa Osmani tha se në takim kanë folur për një varg çështjesh me interes të vendit.
Ai tha se kërkoi mbështetjen e Osmanit për kalimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare dhe projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton EO.
“Bisedua edhe për situatën aktuale pas dorëheqjes se presidentit dhe duhet një bashkim i spektrit politik për të gjetur zgjidhjen pas rrethanave të krijuara”, tha Hoti.

















