Pas mbylljes së 7 komunave të Kosovës, e në mesin e tyre edhe të Prishtinës, ka reaguar kryetari Shpend Ahmeti, e sheh si vendim jo të duhur karantinimin, përcjell InLajmi.
Mbyllja e biznesëve do ishte një motiv për popullin e Kosovës që të nisen drejt Tiranës dhe Shkupit edhe pse këto qytete kanë një numër të lartë të të infektuarve.
Ahmeti tha: “ kryetarët e komunave u informuan vetëm 10 minuta para publikimit të këtij njoftimi në media”.
Postimi i plotë i tij:
Mbyllja e krejt bizneseve përderisa kufijtë janë të hapur vecse është motiv për qytetarët tonë me ja mësy Tiranës e Shkupi që nuk e kanë gjendjen fare më të mirë se ne.
Informimi i kryetarëve të komunave dhjetë minuta para publikimit në media nuk është konsultim/InLajmi/.