Në mbledhjen e ditës së sotme të mbajtur nga Qeveria e Kosovës, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica, ka bërë thirrje për unitet politik, pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale për ish-pjesëtarët e UÇK-së, raporton InLajmi.
Reçica tha se ne e kemi obligim që në këto situata të jemi së bashku me familjet e tyre .
“Jemi para këtij realiteti dhe askush nuk po tenton të mos respektojë drejtësinë, qetësia urtësia na duhet më shumë se kurrë”.
Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike/InLajmi/.