Pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka reaguar ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, përcjell InLajmi.
Në postimin e tij në facebook Tahiri, tha se nuk është koha të paragjykojmë se kush është fajtori apo tradhëtari, por të mburremi se si UÇK-ja është përpjekur për të çliruar vendin tonë.
“Burra, gjithmonë të jeni krenarë për ate se si e çliruat një popull të shkelur historikisht”, tha Tahiri.
Postimi i plotë i tij:
KJO QUHET PADREJTESI NË KOHË KUR NE MENDOJMË SE KEMI LIRI!!
Sot, nuk duhet të paragjykojmë dhe nuk duhet tê kukatim se kush është fajtori apo kush është tradhëtar e patriot!
Sot pa politikë,
SERBIA DY HERË HEROINË NË SYTË E SERBEVE DHE TË NDERKOMBETARËVE!
Njêherë kur ajo ua morri lirinë shqiptarëve dhe këtyre burrave që i shohim në foto!
Dhe në të dyten herë kur pasiqe KOSOVA QUHET REPUBLIKË, ajo ndjehet heroinë duke u gëzuar sot për arrestimet, ku Millosheviqi nuk pati mundesi ta bëje , por po e bën gjykata speciale dhe Eulexi përmes dosjeve të Serbisë e cila dhe sot fsheh krimet e saja në Ballkan e në Kosovë!
Vllezer e motra, ne kemi lindur në kohën e padrejtesisë, kemi kaluar nëpër padrejtesi, po e shohim dhe po e perjetojmë padrejtesinë karshi kriminelave serb të luftës se fundjt, dhe HERONJËVE TANË QË LUFTUAN PËR LIRI!
Kaq di të shprehem, sa mëndjen shpirti e zemra!
Burra, gjithmonë të jeni krenarë për ate se si e çliruat një popull të shkelur historikisht!
RROFTË PËRJETËSISHT UÇK-ja,/InLajmi/.