Deputeti i i Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale, përcjell InLajmi.
Lushtaku ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë.
Ai ka shtuar se Liria ka një emër dhe ai është UÇK.
Ky është postimi i tij i plotë:
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë!
Tani, më shumë se kurrë kemi nevojë për unitet të forcave politike përballë këtyre proceseve të rënda që po kalon bërthama e shtetësisë UÇK-ja dhe vet shteti ynë.
LIRIA KA EMËR – UÇK! /InLajmi/