Gjermania ka arritur në shifra rekorde të rasteve të reja me COVID-19.
Gjermania ka regjistruar rekord të ri të rasteve me koronavirus, raporton Reuters.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 19.990 në 597.583, treguan të Enjten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, transmeton lajmi.net
Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 118 në 10.930, tregoi shifra.