Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, përmes një njoftimi në Facebook ka reaguar pas sulmit ndaj policëve që ndodhi dje në Fushë Kosovë nga disa qytetarë që sulmuan Policinë e Kosovës, pasi paraprakisht policia kishte shqiptuar gjobë kundërvajtëse në trafik për qytetarët, përcjell InLajmi.
Me anë të njoftimit Hoti fton qytetarët se për pakënaqësitë apo vërejtjet që kanë për Policinë e Kosovës, duhet t’i drejtohen Inspektoratit Policor, dhe të kërkojnë të drejtat e tyre në gjykatë, e jo me sulme fizike pasi që sulmi ndaj policit të Kosovës është i papranueshëm.
Duhet të zbradhet rasti nga prokuroria dhe organet përkatëse që të zbardhin sa më shpejtë arsyjet e rastit ku arriti deri tek sulmi fizik, shtoi Hoti në njoftim.
Postimi i plotë i tij:
Sulmi ndaj policëve është i papranueshëm
E dënoj dhunën e ushtruar ndaj policëve të Kosovës, të cilët u sulmuan mbrëmë nga disa qytetarë në Fushë Kosovë, pasi paraprakisht kishin shqiptuar gjobë kundërvajtëse në trafik.
I ftoj qytetarët që për të gjitha vërejtjet dhe pakënaqësitë eventuale me kryerjen e detyrave nga ana e policëve të Kosovës, t’i shfrytëzojnë mekanizmat ligjorë, t’i drejtohen Inspektoratit Policor, të drejtën e tyre ta kërkojnë edhe në gjykatë. Integriteti fizik i policit të Kosovës është i pacenueshëm.
Kërkoj nga prokuroria dhe organet e tjera përkatëse që të zbardhin sa më parë rrethanat që quan në këtë rast dhe të vendoset drejtësia /InLajmi/.