Ka reaguar kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz, pas sulmit terrorist që ndodhi në Vjenë ku aktualisht raportohet për një person të vdekur dhe disa të plagosur, mes tyre një polic.
Kurz ka thënë se kurrë nuk do të dorëzohen para terroristëve dhe se do t’i luftojnë me vendosshmëri.
“Ne jemi duke përjetuar orë të vështira në Republikën tonë. Unë do të doja të falënderoja të gjithë punonjësit e urgjencës që po rrezikojnë jetën e tyre sidomos sot për sigurinë tonë. Policia jonë do të veprojë me vendosmëri kundër autorëve të këtij sulmi të neveritshëm terrorist, transmeton Reporteri.net.
Më vjen mirë që oficerët tanë të policisë tashmë mund të nxjerrin një fajtor. Ne kurrë nuk do të frikësohemi nga terrorizmi dhe do t’i luftojmë me të gjitha mjetet”, ka shkruar Kurz.