Besimtarët e huaj myslimanë janë lejuar të shkojnë në Arabinë Saudite për të kryer Umrën, tetë muaj pasi ajo ishte pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Umra është një ritual që myslimanët mund ta kryejnë në çdo kohë të vitit.
Nisur nga 1 nëntori, rreth 20,000 besimtarë myslimanë janë lejuar të hynë në Xhaminë e Madhe në Mekë.
Besimtarët duhet të respektojnë masa të rrepta kundër koronavirusit, përpara se të kryejnë ritualin, përfshirë edhe vetizolimin për tre ditë pas mbërritjes në Arabinë Saudite.
Të gjithë besimtarëve do t’iu kontrollohet temperatura përmes kamerave termike në hyrjet e xhamisë, do t’iu kërkohet të mbajnë maska në fytyrë, t’i sterilizojnë duart dhe t’i ndjekin shenjat në dysheme, për të ruajtur distancën, shkruan REL
Muajin e kaluar, autoritetet kanë filluar të lejojnë një numër të kufizuar të banorëve sauditë për të kryer Umrën.