Turqia dhe Greqia u tronditën të premten e 30 tetorit nga një tërmet tepër i fuqishëm.
Lëkundjet e tmerrshme shkaktuan frikë e panik tek shumë njerëz, sidmos te fëmijët. Në një video të bërë virale në rrjet, shfaqet një vogëlushe e cila dëgjohet duke thënë: “Mami nuk dua të vdes”.
Vogëlushja shihet duke qarë e bërtitur në mënyrë dëshpëruese, ndërsa e ëma e cila po përpiqej ta qetësonte, filmon të gjithë momentin. Deri më tani 69 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit tragjik, ndërsa më shumë se 900 të tjerë janë lënduar.