Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar se të gjitha masat do të hyjnë nga nesër në fuqi dhe duhet respektohen me rigorozitet, përcjell InLajmi.
Zemaj ka shtuar se respektimi i masave të reja, disiplina qytetare kundrejt masave anti Covid dhe kujdesi, është rruga e suksesit tonë.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë,
Pas rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës dhe takimit të djeshëm të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë, në koordinim me kryeministrin, z. Avdullah Hoti dhe konsultimeve të vazhdueshme me Bordin Këshillëdhënës, Qeveria në mbledhjen e sotme virtuale, ka votuar pro masave të reja, për menaxhimin e mëtejmë të pandemisë.
Me votimin e sotëm të këtyre masave, shfuqizohet vendimi i 25 shtatorit.
Masat e reja, Ligji por edhe manuali duhet të respektohen me rigorozitet.
Respektimi i masave të reja, disiplina qytetare kundrejt masave anti Covid dhe kujdesi, është rruga e suksesit tonë. /InLajmi/
Ja masat e reja: