Deputeti i PDK-së Uran Ismaili ka njoftuar se ai dhe familja e tij e kanë mposhtur koronavirusin, dhe janë në gjendje të mirë, përcjell InLajmi.

“Pas më shumë se dy javë izolimi të plotë e të lodhshëm, fatmirësisht vajza ime Uma, gruaja Arizona dhe unë dolëm negativë në testin për Covid-19. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet përkrahëse. Me mirësinë tuaj, na dhatë më shumë forcë që ta tejkalojmë më lehtë këtë sfidë të vështirë me virusin”, shkroi Ismaili në facebook.
Ai ka lutur të gjithë qytetarët që të vendosin maska dhe ta mbajnë distancën, sepse vetëm kështu mbrohet vetja dhe të tjerët./InLajmi/




















