Italia ka 48 orë kohë që të ulë kurbën e infektimit. Kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë në vend Roberto Speranza mëngjesin e së dielës.
Mediat italiane raportojnë se në mbledhjen e kryesuar nga Speranza është hedhur si mundësi që të limitohet lëvizja e personave që janë mbi 70 vjeç.
Sipas asaj që u shpreh ministri i shëndetësisë, situata me infektimet në Itali është në gjendje kritike, përcjell ABCNews
Pritet që Italia të prezantojë masa të tjera kufizuese në vijim.