Rëndohet bilanci për shqiptarët që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi ditën e djeshme Turqinë.
Ambasadori i Kosovës në Ankara Ilir Dugolli ka konfirmuar lajmin se numri i shtetasve me origjinë shqiptare që janë gjetur të pajetë nën rrënojat e ndërtesave të shembura ka shkuar në 3.
Viktimat me origjinë nga Kosova janë Nazmije Dograjan 64-vjeçe, Hatixhe Dogruja 70-vjeçe dhe burri i saj Bajram Dogruja 73-vjeç.
Kujtojmë se e ndjera Nazmie Dograjan është gjetur nën rrënojat e pallatit e përqafuar me të birin, i cili për fatin e mirë ka shpëtuar dhe gjendet në spital në gjendje kritike për jetën, përcjell albeu.com
Ndërkohë që ekipet e shpëtimit turk janë duke vijuar punën intensivisht për shpëtimin e personave të cilët mund të jenë ende gjallë nën rrënoja.