Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri sot ka bërë homazhe para shtatorës së Heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë, përcjell InLajmi.
“Sot, në ditëlindjen e 58-të të Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, bashkë me bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë të Heroit, bëmë homazhe te varri i Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, në Kompleksin Memorial në Orllan”, shkroi Tahiri në Facebook.
Ai tha se Zahiri, është vlera sublime e Kombit, vizionar dhe simbol i trimërisë. Vepra e tij është dhe do të mbetet frymëzim për gjeneratat që po vijnë.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për Heroin Zahir Pajazitin dhe gjithë dëshmorët e Kombit”, përfundoi ai./InLajmi/