Situata në Izmir pas tërmetit me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter që preku vendin 2 ditë më parë sa vjen dhe rëndohet.
Bilanci i viktimave ka shkuar në 49 ndërkohë që numërohen mbi 896 të plagosur.
Në një konferencë për median ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban Murat Kurum ditën e djeshme tha se deri tani janë shpëtuar 100 qytetarë nga momenti i tërmetit dhe ende vazhdojnë kërkimet në 9 prej ndërtesave.
Në anën tjetër behët thirrje që në ndërtesat e dëmtuara të mos hyhet pa pasur një vlerësim të tyre. Pas tërmetit, kanë ndodhur më shumë se 35 tronditje të magnitudës më të lartë se 4 ballë dhe gjithsej 484 tronditje, transmeton Reporteri.
Ekipet e kërkimit janë të përqendruara tanimë në 8 ndërtesa dhe 6000 persona, nga emergjencat civile apo dhe efektivë të policisë, dhe mbi 20 qenë të stërvitur për kërkime.