Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gentler ka deklaruar se kanë filluar bisedimet për njohjen zyrtare të Kosovës nga shteti i tij.
Ambasadori Gentler ka thënë nga Tirana se njohja edhe zyrtarisht e Kosovës do ndodhë nga Izraeli brenda disa javësh.
Ai ka thënë se negociatat nuk kanë filluar vetëm me Kosovën, por edhe me Serbinë që ta bëj transferimin e ambasadës së saj në Izrael.
Ambasadori izraelit ka thënë se ata kanë simpati për popullin shqiptar dhe se ata kanë bërë shumë për Kosovën në të kaluarën edhe pa e njohur pavarësinë e saj