Ministri i Shëndetësisë , Armend Zemaj ka konfirmuar masat e reja. Ai ka thënë se numri i lartë i infektimeve na detyron të veprojmë menjëherë raporton InLajmi.
Reduktimi i stafit në nivelin lokal dhe qendror, pezullimi i seminareve. Institucionet që duhet të zhvillojnë punën me kapacitete të plota janë shëndetësisë dhe siguria.
Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare janë të liruar të paraqiten në punë, angazhim i tyre kalon online.
Personat mbi moshën 65 vjeçare dalin jashtë, vetëm prej 06:00 – 10:00.
Ligjëratat në Fakultet të mbahen online kurse provimet dhe ushtrime sipas rekomandimeve.
Qendrave tregtare u ndalohet puna nga ora 21:00 – 05:00, poashtu edhe gastronomisë përveç “take away”
Konviktet dhe mensa do të punojmë duke respektuar masat e IKSHP-së.
Vendimet që do merren do shqyrtohen brenda 2 javësh.
Dhe çdo vendim që merret do vlej deri në një vendim tjetër./InLajmi/