Numri i të infektuarve nga koronavirusi po vazhdon të rritet ditëve të fundit, ndërsa komunat më të prekura nga ky virus janë Prishtina, Gjilani dhe Ferizaj.
Prishtina aktualisht ka 1.452 raste aktive, Gjilani ka 217 raste aktive, ndërsa Ferizaji ka 99 raste aktive.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se do të merren masa për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Në anën tjetër, sot Kosova ka shënuar rekord sa i përket rasteve të reja me gjithsej 814 nga 1600 testime.

















