Porositë paraprake për telefonat e rinj iPhone 12 janë hapur të premten me 16 Tetor.
Deri tani, nga procesi i shitjes është parë se telefoni i ri i Apple po shet dy herë më shumë se sa modelet e kaluara.
Ming-chi Kuo, një analist në monitorimin e zinxhirit të furnizimit të Apple, tha se po vijnë shumë më tepër porosi për iPhone 12 sesa pritej.
Ai shtoi se diferenca midis iPhone 12 dhe modelit Pro është më e vogël se sa që ishte në modelet e kaluara.
Modeli Pro ka një fund të ndryshëm, më shumë RAM, një lente kamere shtesë dhe një sensor LiDAR, por përndryshe është shumë i ngjashëm me iPhone 12, që është më i lirë në çmim. Prandaj ka shumë kërkesa për modelin e parë.
I pyetur për iPhone 12 Mini, ai tha se ky model mund të shitet më pak sesa pritej, sidomos në tregun kinez për arsye se është shumë i vogël.
Kuo vlerësoi se rreth 1.7 deri në 2 milionë iPhone 12 janë shitur në 24 orët e para të hapjes, krahasuar me 500,000 deri 800,000 iPhone 11, sa ishin shitur për të njëjtën kohë.
Ndërsa kjo është një rritje shumë e madhe, ka pasur sugjerime se ridizajnimi i telefoni dhe përfshirja e rrjetit 5G ka shtyrë këtë telefon të kërkohet kaq shumë. Kështu kishte ndodhur edhe me iPhone 6, i cili solli shitje shumë të mëdha që në prezantim, përcjell Periskopi.
Apple ka nxjerrë në shitje vetëm gjysmën e modeleve të reja këtë javë. Dy madhësitë më të pazakonta -iPhone 12 Mini dhe iPhone 12 Pro Max – nuk do të dalin në treg deri në Nëntor.