Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje pas njoftimit se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ka pranuar mesazhe të shumta, nga liderë të vendit, përcjell InLajmi.
E të njëjtën gjë e ka bërë edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili e ka uruar Kurtin, duke i dëshiruar shërim të shpejtë dhe t’i kthehet familjes dhe detyrave të tij të përditshme.
Postimi i plotë i tij:
Virusi i keq, ka prekur edhe Albin Kurtin.
Uroj që z. Kurti të shërohet sa më shpejtë dhe t’i kthehet familjes dhe detyrave të tij të përditshme.
Uroj po ashtu që të gjithë të prekurit nga virusi Covid 19, ta kalojnë pa pasoja.
Nuk do nënçmuar virusin, por do mundur me çdo kusht!/InLajmi/