Presidenti i Francës, Emanuel Makron, do të udhëtojë në qytetin Nice, ku në mëngjesin e së enjtes ndodhi një sulm me thikë dhe ku mbetën të vdekur 3 persona.
Raportohet se së paku një nga viktimat është vrarë brenda basilikës “Notre Dame”, ndërsa sulmuesi është arrestuar dhe është dërguar në spital pasi është plagosur nga policia, shkruan Le Monde.
Presidenti Makron më herët shkoi në njësitin e krizës, që është vendosur në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku u takua me kryeministrin Jean Castex, përcjell Reporteri.
Prokuroria shtetërore kundër terrorizmit i ka filluar hetimet për raste të vrasjes, tentim-vrasjes. Dyshohet se rasti mund të ketë motive terroriste.




















