Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka shkruar lidhur me betimin e djeshëm në Kuvendin e Serbisë të Qeverisë së re të këtij shteti, përcjell InLajmi.
Ai me anë të një reagimi në Facebook ka thënë se Republikën e Kosovës e ruan populli i vet dhe gjaku i dëshmorëve.
Postimi i plotë i tij:
Anëtarët e Kabinetit Brnabic mbrëmë lexuan tekstin e betimit, i cili ndër të tjera thotë: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë’.
Brnabic dhe 23 ministrave të kabinetit të saj ju them se Republikën e Kosovës e ruan populli i vet, gjaku i dëshmorëve, institucionet demokratike dhe e drejta jonë kombëtare e ndërkombëtare.
Është hipokrozi e madhe që në njërën anë të kërkohet dialog e normalizim i marëdhënieve e në të tjetrën me deklarata të pamatura nxitje të konfliktit! Një gjë është e qartë, Republika e Kosovës kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia./InLajmi/