Kënga “Marshi i UÇK-së ditëve të fundit ka bërë që këngëtarët Arif Vladi dhe Adelina Ismaili të drejtojnë akuza ndaj njëti-tjetrit.
Ishte fillimisht këngëtarja Ismaili e cila tha se Vladi ishte paguar për të realizuar një këngë të tillë, por Vladi ka paralajmëruar padi kundër këngëtares.
Në një bisedë me RTK-në, Vladi ka thënë se Adelina Ismaili ka humbur famën dhe po mundohet ta rikthej atë përmes fyerjeve ndaj kolegëve.
“Me sa duket i ka humb audienca dhe kërkon të gjejë emra me të cilët i kthehet vëmendja”, tha Vladi.
“Në kohën kur është bërë “Marshi i UÇK-së” unë përjetoja të tjera gjëra kurse Adelina argëtohej serbisht’, tha Vladi.
Paralajmërimit për padi i është përgjigjur Ismaili e cila në rrjetet sociale ka shkruar se ky është vetëm fillimi i kësaj historie., shkruan Gazeta Express.
Vladi tha se pas suksesit të “Marshit të UÇK’së” po punon që vitin e ardhshëm është që të realizojë një film për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.