Javën e kaluar vendi i godit nga një vjedhje prej mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
Këto para kanë shkuar në llogarinë e kompanisë “LDA Group” me pronar Kadri Shalën, i cili u vetëdorëzua një ditë më parë në Policinë e Kosovës.
Ndërsa lajmet se Ministria e Infrastrukturës nuk kishte lajmëruar me kohë se nga kontot e saj janë tërhequr këto para, i ka mohuar ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe sekretari i përhershëm i kësaj ministrie Izeden Bytyqi.
Derisa ministri Abrashi ka thënë se nuk qëndron lajmi se ministria nuk ka njoftuar menjëherë institucionet përkatëse për këto transaksione, Bytyqi përmes dokumenteve ka pohuar se menjëherë në momentin që është parë se janë marrë këto para e janë kryer transaksionet, kanë njoftuar Ministrinë e Financave, pra me datën 19 tetor 2020.
Bytyqi ka sqaruar se meqë deri të nesërmen nuk kanë marrë përgjigje nga Ministria e Financave të njëjtën letër ia kanë nisur edhe Policisë së Kosovës.
“Për me sqaru, ateëherë unë si sekretarë e kam pranuar informatën me 19 tetor ditën e hënë, se janë bërë pagesa të paautorizuara, të njëjtën ditë e kemi lajëmruar Ministrinë e Financave, këtu është dokumenti që iu kemi dërguar nuk kemi pas ndonjë lëvizjes konkrete andaj të nesërmen ia kemi dërguar letrën Policisë së Kosovës, nuk i kemi njoftuar prokurorinë pasi që kemi besuar që drejtoria e krimeve ekonomike është kompetente”, tha Bytyqi në konferencën për media.
Ai tutje ka thënë se dikush po pëqriqet të hedhin baltë mbi ata që zbuluan krimin dhe hajnin.
Ndërsa Abrashi mohoj se kompania e Shalës “LDA Group:”SHPK, të ishte kontraktor i kësaj ministrie , përcjell Kanal10.
“Një inforamtë, sekretari ka qarkulluar lajmin që kompania është kontraktor i ministrisë, unë kam kërkuar nga sekretari , nuk është klient i ministrisë dhe nuk ka të bëj fare ose nuk ka pasur kontratë me ministrinë”, tha Abrashi.