Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në emisionin Pressing në T7 ka thënë se paratë e vjedhura nga Thesari i Shtetit do të duhej të kthehen cent më cent.
Ajo theksoi se nuk mund të garantojë për një gjë të tillë por se po bëjnë gjithçka që kjo të ndodhë.
“Meqenëse transferet janë bërë përmes bankës, paratë do të kthehen cent e më cent”, ka thënë Bajrami, përcjell Gazeta Express.
“Po bëjmë gjithçka që kjo të ndodh. Do të duhej të ktheheshin, por nuk mund të garantoj”, ka shtuar ajo.