Deputeti i LëvizjesVetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka shkruar se krimi dhe korrupsioni brends Qeverisë e bën më legjitime ndërrimin e akterëve politik të partive korruptive në pushtet, përcjell InLajmi.
Bajqinovci shkruan se kjo qeveri po bën grabitjen e paarmatosur ndaj shtetit.

Postimi i plotë i tij:
Grabitja e paarmatosur ndaj shtetit nga kjo qeveri.
Sa më shumë krim e korrupsion brenda kësaj qeverie, e bën më legjitime ndërrimin aktereve politik të partive korruptive në pushtet në ushtrimin e funksioneve tjera politike.
Pra, sa më shumë vidhet dhe sa më shumë keqpërdoret pushteti shtetëror nga klane që e udhëheqin këtë qeveri, aq më shumë forcohet mendja e kriminalizuar për ndërrim të pushteteve në mes këtyre partive që në fakt nënkupton vjedhjen e të mirave publike nga njerëz të njëjtë por në digastere të ndryshme.
Kështu krimi do rë rritet ndërsa sistemi i drejtësisë do të jetë i padukshëm./InLajmi/





















