Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore në Bresanë të Sharrit ka kujtuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell InLajmi.
Veseli tha se Bresana më 1999, ishte shndërruar në fortesë lirie, ku 60 çlirimtarë u gjenden në shumë fronte dhe vijë të parë të luftimeve.
Postimi i plotë i tij:
Sa herë atdheu ishte në rrezik, vajzat e djemtë më të shkëlqyer i dolën përballë armikut.
Ashtu ishte edhe gjatë Luftës tonë çlirimtare, kur rreshtat e njësiteve të UÇK-së, anë e kënd vendit, morën rrugën e pakthyeshme për liri.
Bresana më 1999, ishte shndërruar në fortesë lirie, ku 60 çlirimtarë u gjenden në shumë fronte dhe vijë të parë të luftimeve.
Pllaka që nderon të gjithë pjesëtarët e UÇK-së, në Bresanë të Sharrit.
Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e Kombit!/InLajmi/