Kryetarët e komunave të Kosovës edhe një herë kanë kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ,që seriozisht të merret me trajtimin e qenve endacakë.
Sipas kryetarëve të komunave, përgjegjësinë për qentë endacakë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me buxhet shtesë në vlerë miliona euro që nga vitit 2018, e ka marrë dhe vazhdon ta ketë AUVK.
“Që në atë kohë, në takimet e ndryshme që Kryetarët e Komunave kanë zhvilluar me institucionet relevante, ku është kërkuar zgjidhja e problemit me qentë endacak, është konstatuar që ky problem nuk mund te zgjidhet komunë për komunë ndaras por është kërkuar zgjidhje ne nivel vendi”, thuhet në komunikatën e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).
Për këtë arsye, sipas AKK, AUVK si institucion qendror, ka marrë përgjegjësi që të merret me trajtimin e këtij problemi në nivel vendi. Për këtë, Qeveria e Republikës së Kosovës i ka ndarë buxhet shtesë AUVK-ut (buxhet me miliona euro) që të merret me trajtimin e qenve endacak.
“Duhet theksuar që baza ligjore e bën përgjegjës AUVK që të kujdeset për shëndetin dhe kontrollimin e kafshëve në Kosovë (konsiderohet që edhe qentë janë kafshë), siç është përshkruar në Ligjin 2004/21 dhe Ligjin 02/21 dhe bazuar në këtë ligj, AUVK ka të krijuar edhe sektor brenda saj dhe ka zyrtarë shtetëror që merren me mirëqenien e kafshëve”, thuhet në komunikatë, përcjell EO.
Më tej thuhet, se kryetarët e Komunave kërkojnë nga AUVK zbatimin e plotë të zotimeve të tyre që burojnë nga projekti disa vjeçar, projekt ky i cili ka planin konkret të veprimit disa vjeçar i përcjellë me buxhet shtesë