Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që për zgjedhjet lokale në Podujevë, fushata të zgjasë vetëm 5 ditë, nga 23 deri më 27 tetor.
Me 9 votë për dhe 2 kundër është votuar për fushatë 5-ditëshe.
Zgjedhjet për kryetar të kësaj komune do të mbahen më 29 nëntor. Në të njëjtën ditë do të votohet edhe për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut. Por ndryshe për Podujevën, për këtë komunë më herët është caktuar që fushata zgjedhore të zgjasë 2 javë, 12-27 tetor, përcjell FrontOnline.
Anëtarët e VV-së ishin kundër vendimit që fushata të shkurtohet në 5 ditë.