Ish-presidentja e vendit Atifete Jahjaga sot, së bashku me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, kanë zbukuruar sheshin me fjongo rozë në shenjë solidarizimi me të mbijetuarit e kancerit të gjirit, përcjell InLajmi.
Ky aksion erdhi në formë përkrahjeje me ata që janë duke u ballafaquar me këtë sëmundje dhe në kujtim të atyre që i kemi humbur në këtë betejë.
Jahjaga njofton se ky aktivitet u organizua nga Znj. Nafije Latifi, një nga heroinat e këtij komuniteti, e cila vazhdon t’ju ndihmojë të gjithë grave dhe burrave që janë diagnostifikuar me kancer të gjirit përmes organizatës së saj, Jeta-Vita./InLajmi/