Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, me pikëllim të thellë e ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të poetit, publicistit, kritikut letrar dhe studiuesit Ramadan Musliu, përcjell InLajmi.
Me një telegram ngushëllimi ajo tha se kontributi i Ramadan Musliut ishte dhe do të mbetet shumëdimensional.
“Ai ishte njëri prej kritikëve letrarë më të dalluar të letrave shqipe, si poet solli poezinë me një ndjeshmëri të jashtëzakonshme, e si publicist qe i spikatur dhe me dije të thellë kulturore”, u shpreh Ministrja.
Vdekja e tij e hershme është humbje e madhe për kulturën dhe artin në përgjithësi në Kosovë./InLajmi/