Në pamjen e saj ku mbizotërojnë ngjyrat e mbyllëta, ajo duket për mrekulli në këto ditë vjeshte.
Ka 5 ditë që po qëndrojnë në trotuaret e rrugës “Ismail Qemajli” në Vushtrri, kamionët e një kompanie ndërtimi.
Banorët shprehen të mllefosur në lidhje me këtë situatë, duke theksuar se atyre po u rrezikohet jeta, meqë iu duhet të dalin e të ecin në magjistrale, shkruan Indeksonline.
Ankohen se askush nuk po ndërmerr masa, dhe se jeta e fëmijëve të tyre gjatë këtyre pesë ditëve është vënë në rrezik, meqë duhet të ecin në rrugë, andej nga edhe kalojnë veturat.