Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka përkrahur bashkëpartiaken e tij, Ministren e Financave dhe Transfereve Hykmete Bajami për betejen si e quan ai ndaj atyre që po keqpërdorin paranë publike, përcjell InLajmi.
Mustafa i ka dhënë mbështetje dhe siguri Bajramit si dhe ka reaguar pë zërat që po vijnë për dorëheqjen e saj duke thënë se ministrja Bajrami nuk është aty për tu dorëzuar para hajdutëve duke krijuar boshllëk për fshehjen e gjurmëve të vjedhjes së parasë publike, por për tu ballafaquar me krimin dhe me hajdutët, ashtu siç po vepron me të drejtë ajo
Postimi i plotë i tij:
Qytetarë të nderuar
E përkrah plotësisht Ministren E Financave, Hykmete Bajrami në betejën e saj kundër kriminelëve që vodhën mbi 2 milion euro nga Thesari i shtetit.
Shoh se dikush ka dëshirë dhe bën thirrje që ajo të japë dorëheqje. Por ata duhet ta kuptojnë se ministrja Bajrami nuk është aty për tu dorëzuar para hajdutëve duke krijuar boshllëk për fshehjen e gjurmëve të vjedhjes së parasë publike, por për tu ballafaquar me krimin dhe me hajdutët, ashtu siç po vepron me të drejtë ajo.
Krimi, korrupsionin dhe plaçkitja e parasë publike ka adresë. Ftoj të gjitha organet shtetërore të punojnë për zbardhjen e shpejtë të këtij rasti, që të kthehen paratë e vjedhura nga Buxhetini Shtetit dhe kriminelët të përgjigjen para ligjit. IM