Lajm befasues e ka quajtur kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci paraburgimin e ish-drejtorit të liruar nga departamenti i Buxhetit dhe Financave, për gati 9 muaj në këtë komunë, përcjell InLajmi.
“Puna e tij në komunën tonë, gjatë vitit 2018, ka qenë e lidhur me përvojën e tij në Ministrinë e Financave, ndërsa ndërprerja e marrëdhënies së punës në Komunë, ka qenë për shkaqe personale”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Ai thotë se fotografia e tij e publikuar nëpër media bashkë me Gruden, është fotografi gjatë dëgjimeve buxhetore, pra, nuk është e lidhur me aktivitetet partiake.
“ Lidhja e emrit të tij me punën në komunë gati nëntëmujore në Drenas dhe si anëtar i PDK-së, është e pavërtetë. Nga dita e largimit të tij nga komuna, ai nuk kishte asnjë qasje profesionale as përgjegjësi”, shtoi ai.
Besimi ndaj organeve të gjurmimit, hetimit dhe zbatimit të drejtësisë, është e paluhatshme./InLajmi/