Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi ka njoftuar se tashmë do të ketë një ueb-faqe për turizmin e Kosovës meqë rast turistët do gjejnë informatat lidhur me potancialet që ka vendi ynë, përcjell InLajmi.
Krasniqi thotë se përkushtimi institucional ndaj turizmit, si një atraksion, ka rëndësi të madhe edhe në zhvillimin ekonomik.
Postimi i plotë i tij:
Kosova, një vend me potencial të madh turistik
Përkushtimi institucional ndaj turizmit, si një atraksion, ka rëndësi të madhe edhe në zhvillimin ekonomik.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka përgatitur ueb-faqen për turizmin e Kosovës, në mënyrë që vizitorët dhe të interesuarit tjerë të mund të gjejnë informata bazë rreth potencialeve turistike që ka vendi ynë.
Kjo adresë do të ndikojnë në ngritjen e imazhit të Kosovës si destinacion, ku do të promovohen atraksionet turistike në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.
Detajet që janë prezantuar dhe që do të prezantohen në këtë ueb-faqe, do të ndikojnë edhe në perspektiven e zhvillimit dhe të promovimit të bizneseve turistike, hoteliere dhe më gjerë./InLajmi/