Ish-ministrja e Drejtësisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tani zyrtare e kësaj partie është kundër që Murat Jashari, të bëhet president aktualisht.
Ajo këtë e ka arsyetuar me faktin se do t’i zgjatej jeta qeverisë Hoti dhe sipas saj vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Haxhiu thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme e më pas të mendohet për presidentin e ardhshëm.
“Një figurë si Murat Jashari bën për president por jo kësaj radhe”, deklaroi Haxhiu.
“Për tri figura mund të keqkuptohem. Për Murat Jasharin, Rexhep Qosjen dhe Veton Surroin nuk them nëse duhen të bëhen presidentë në të ardhmen por në këto rrethana nuk duhen votuar”, tha Haxhiu.
“Ky është qëndrim i Haxhiut dhe jo i Lëvizjes. Këto ikse (x) ishin për pazaret që janë bërë deri tani në Kosovë”, tha Nagavci.